
Psikologu Havolli: Zgjedhjet e shpeshta dhe premtimet ndikojnë direkt në shëndetin mendor
08 tetor 2021
| 12:07
Ilir Havolli nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ka thënë se zgjedhjet e shpeshta dhe premtimet, ndikojnë direkt në shëndetin mendor.
Në një intervistë për emisionin “Sytë 7” në “Klan Kosova”, Havolli ka thënë se kur ka zgjedhje të shpeshta, shëndeti mendor dhe fizik, vendoset në planin e dytë.
“Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në mënyrë negative tek popullata, premtimet boshe të parealizuara, individi mund të frustrohet prandaj çdo herë shohim që ka sa më pak pjesëmarrës. Premtimet ndikojnë në mënyrë direkte në shëndetin mendor”, ka thënë Havolli.