PSV-ja në garë për transferimin e Brojës

21 korrik 2025 | 11:41

Në garë për Armando Brojën është futur edhe PSV Eindhoven. Në Angli janë të bindur se shqiptari momentalisht ka katër destionacione ku mund të shkojë edhe pse me asnjërin prej klubeve Chelsea nuk ka hapur një tratativë konkrete.

Sipas mediave britanike përveç Parmës, Shtutgartit dhe Lajpcigut për shërbimet e sulmuesit shqiptar është interesuar edhe ekipi i PSV Eindhoven. Edhe pse Brojës i mungon goli në Premier Ligë prej vitesh, për herë të fundit festoi në shkurt të 2022-it, skuadra holandeze mendon se shqiptari do të bëjë mirë në Eredivisie.

Sipas mediave angleze drejtuesit e PSV-së kanë konsideratë për 23-vjeçarin, i cili është familjar me kampionatin holandez pasi luajti për disa muaj si i huazuar me ekipin e Vitesse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot deri të premten, Greqia pritet të përjetojë një…