Publikohen rezultatet e sondazhit të 28 nëntorit nga Pyper

30 nëntor 2018 | 00:22

Janë publikuar rezultatet e sonadazhit të Ditës së Flamurit të mbajtur më 28 nëntor nga platforma e avancuar teknologjike, Pyper.

Sondazhi i realizuar më 28 nëntor ka përmbajtur pyetje të ndryshme, ku shqiptarët nuk kanë hezituar që të përgjigjen.

71.87% e shqiptarëve janë përgjigjur se kombësia e tyre është “shqiptar”.

Ky trend i përgjigjeve është reflektuar edhe në pyetje tjera, por me luhatje në përqindje.

Kjo pasi që 59.02% e atyre që janë përgjigjur mendojnë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Dëshira për t’u quajtur shqiptar lidhet ngushtë me dëshirën për ta pasur një komb, kurse 37.70 për qind e konsiderojnë 28 nëntorin ditë të thjeshtë pushimi, ani pse 87.80% mendojnë se duhet të jetë festë zyrtare.

Pyper është platformë e avansuar teknologjike për realizimin e hulumtimeve dhe grumbullimit të të dhënave. Merrni pjesë në pyetësorë duke fituar bonuse që mund t’i konvertoni në mbushje.

Në sondazh morën pjesë rreth 600 respondentë, kurse rezultatet e plota mund t’i gjeni më poshtë.

Rezultatet e sondazhit të Ditës së Flamurit për 28 nëntor në Pyper:

Sa e konsideroni veten patriot?
Shumë – 50.08%
Deri diku – 44.72%
Aspak – 3.58%
Nuk e di – 1.63%

Cila datë është më e rëndësishme për ju?
28 nëntori – 25.37%
17 shkurti – 16.91%
Të dyja njësoj – 56.10%
Asnjëra – 1.63%

A mendoni që festa e 28 nëntorit duhet të jetë festë zyrtare e Kosovës?
Po – 87.80%
Jo – 12.20%

Cilin flamur e preferoni zakonisht në festat familjare si darsmat, ndërtim shtëpie, festime etj?
Flamurin e Kosovës – 10.73%
Flamurin e Shqipërisë – 47.64%
Të dy – 41.63%

A mendoni që Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet?
Po – 59.02%
Jo – 30.73%
Nuk e di – 10.24%

Nëse ju pyet dikush se cilës kombësi i përket, me cilën përgjigje ndjeheni më rehat?
Kosovar – 28.13%
Shqiptar – 71.87%

Nga 1 në 10, sa ndjeheni krenar që jeni shqiptar?
Aspak krenar – 2.60%
Shumë krenar – 71.06%

Si e keni kaluar këtë 28 nëntor?
Duke ngrënë/pirë, grill, darkë me familje/miq – 35.77%
Me fishekzjarre – 0.81%
Koncert – 4.72%
Udhëtime – 5.20%
Blerje/pazar – 1.30%
Punë – 11.38%
Nuk kam bërë asgjë të veçantë – 38.70%
Tjetër – 2.11%

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Dmerokatike të Koosvës (LDK),…