Publikohet lista e “Dardaneve” për Letoninë

27 maj 2025 | 16:00

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjen e muajit të ardhshëm në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në listën e bërë publike të martën, Sermaxhaj ka ftuar 23 futbolliste për duelin kundër Letonisë.

Ndeshja Letoni – Kosovë, zhvillohet më datën 3 qershor në Riga dhe i takon Grupit C6 të Ligës së Kombeve.

Përballja me Letoninë është tejet e rëndësishme për Kosovën, pasi patjetër i duhet fitorja për të përfunduar e para në grup dhe të siguroj kalimin në Ligën B.

Kosova është e dyta në grup me 6 pikë të mbledhura, sa i ka edhe Letonia në pozitën e parë kurse Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë.

Publikohet lista e “Dardaneve” për Letoninë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është futur seriozisht në garë për të nënshkruar me…