Punësimi në Gjermani, ja kur hapen terminët për aplikim

06 tetor 2021 | 16:13

Shumë qytetarë të Kosovës të cilët kanë siguruar një kontrate pune në shtetin gjerman janë duke pritur që të hapen terminët për aplikim në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinës, raporton “Epoka e re”.

Në faqen zyrtare të kësaj mbase bëhet e ditur se terminët për muajin nëntor do të hapen nesër më 7 tetor në orën 14:00.

“Për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Siç dihet Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim)”. Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e pestë e Art Motion Superligës fillon me ndeshjen…