
Punëtorët e “Pastrimit” edhe sot grevojnë përpara komunës
23 maj 2025
| 08:32
Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të komunës së Prishtinës.
Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.
Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë bërë të ditur punëtorët.