Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e 11-të të grevës

01 qershor 2025 | 09:27

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e 11 të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes, raporton Ekonomia Online.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Punëtorët janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

Shqetësuese për ta është edhe pagat e ulëta, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG i tregoi forcën Interit duke fituar 5-0 në finalen…