Punëtorët e “Tregut” në Gjilan nga sot në grevë

26 nëntor 2025 | 07:53

Punëtorët e ndërmarrjes “Tregu”, që operon nën kompetencë të Komunës së Gjilanit, nuk kanë marrë pagat tash e dy muaj.

Për Klankosova.tv, ata kanë konfirmuar se nga sot do të hyjnë në grevë, ndërsa pritet t’u bashkohen rreth 300 punëtorë.

Se punëtorët janë pa paga ka konfirmuar edhe Arbër Ismajli nga dega e LDK-së në Gjilan.

Përmes një reagimi në Facebook, ai ka kritikuar komunën për mungesë përgjegjësie, duke kërkuar që urgjentisht të sigurohen pagat për qindra punëtorët e “Tregut”.

“Kjo është fyese dhe e papranueshme për një institucion që duhet t’i mbrojë punëtorët, e jo t’i braktisë. Ju bëjmë thirrje Komunës së Gjilanit të marrë përgjegjësi, të vazhdojë menjëherë kontratat e mantelbardhëve dhe të sigurojë pagat për mbi 300 punëtorët e Tregut. Komuna duhet të gjejë rrugën ligjore që këta profesionistë të vazhdojnë punën dhe qytetarët të mos mbesin pa shërbime. Mirëqenia e qytetarëve nuk mund të lihet në dorë të vendimeve arbitrare”, shkroi Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 nëntor…