
Punëtorët pa paga, AGK-ja i bën thirrje qeverisë ta ndajë buxhetin për RTK-në
14 gusht 2025
| 14:12
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësimin për 700 punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të cilët ende nuk e kanë marrë pagën e muajt korrik.
“AGK-ja e fton menaxhmentin e RTK-së që të intensifikojë përpjekjet për të siguruar buxhetin, dhe të jetë transparent për veprimet e veta me të punësuarit e RTK-së. AGK-ja e sheh mosalokimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit për RTK-në, si formë të presionit të shtuar politik ndaj transmetuesit publik nga ana e Qeverisë në detyrë Kurti”, është thënë në reagimin e AGK-së.
Ndër të tjera, në reagimin e AGK-së është thënë se është koha e fundi që qeveria të eksplorojë të gjitha mundësitë ligjore për të alokuar mjetet që i takojnë RTK-së.