Punimet nesër lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës

13 prill 17:30

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes “Mati”, zonës qendër, komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 03:00 të mëngjesit, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ujësjellësi i kryeqytetit bën me dije se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen “Matiqan” që do të realizohen nga ekipet teknike të ujësjellësit të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur tubim përkujtimor në shënimin e 19-vjetorit…