
‘Punonin si ekip’, Duncan: Çeku fliste për aspektin ushtarak, Thaçi për atë politik
Në Gjykatën Speciale është transmetuar një video e Agim Çekut, në të cilën ai pyetet për mendimin e tij se çfarë do të ndodhte në Kosovë pas përfundimit të luftës.
“Jam ushtar dhe detyra ime është të kujdesem për ushtrinë dhe lufta të përfundojë me sukses. Të luftojmë deri të dëbohen forcat e Millosheviqit nga Kosova. Politikën ia lë qeverisë sonë që drejtohet nga Hashim Thaçi”, kishte thënë Çeku.
Prokurori ka pyetur ish-këshilltarin e Wesley Clark, John Stewart Duncan, nëse e kishte dëgjuar këtë deklaratë. Ai i ka thënë prokurorit se Çeku “nuk thotë kështu”.
“Ai nuk thotë që jam pjesë e qeverisë, thotë jam ushtar profesionist dhe politikën ia lë qeverisë sonë që drejtohet nga Hashim Thaçi, dhe kjo përputhet me dëshminë time. Kur unë thash që ata punon si ekip së bashkua, pra që thoshin t’i bëj punën tënde, unë bëj time. Çeku ka folur për aspektin ushtarak, ndërsa Thaçi për aspektin politik. Kështu ka qenë dinamika”, ka thënë Duncan,