Pushime luksoze me të dashurin? Shqipja kapet “mat” në Dubai me djalin misterioz

14 shtator 12:37

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në mediat rozë. Ajo prej disa ditësh po qëndron në Dubai siç kemi parë në rrjetet sociale, aty ku ka bërë disa postime, por s’ka treguar se kush e shoqëron.

Megjithatë, Prive ka zbuluar disa fotografi ku shihet ish-protagonistja e Përputhen, me një djalë të panjohur për publikun, i cili mund të jetë i dashuri i saj.

E themi këtë pasi Shqipja ka deklaruar vetë se është në një lidhje dashurie, duke bërë fansat kureshtare se kush është ai që i ka vjedhur zemrën.

Me siguri Shqipja do reagojë dhe e vërteta do merret vesh shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja Angela Merkel ka arritur në hapësirat e “Tirana Business…