
Pushteti bllokon formimin e Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit
07 mars 2024
| 14:27
Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri ta themelojë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.
Ky dështim ka ndodhur për shkak se grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk ka propozuar emrat për anëtarë të këtij komisioni dhe rrjedhimisht nuk ka marrë pjesë në votim.