Pushteti i Kurtit përçau pakicat joserbe dhe unifikoi serbët rreth Listës Srpska

11 shtator 2025 | 22:20

Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti, ish deputete e Kuvendit të Kosovës

Gënjeshtra e radhës politike!

“Ka kaluar koha kur në Kosovë ka patur një komunitet të super privilegjuar… siç ishte para katër vitesh!” – tha sot njëri prej deputetëve të super privilegjuar të pakicave, z. Elbert Krasniqi.

E vërteta është krejt tjetër: pushteti aktual as nuk ka sjellë barazi, as nuk ka krijuar balancë dhe as kurrë e as sot, nuk i ka synuar ato.
Përkundrazi, ky pushtet ka përçarë e polarizuar komunitetet pakicë edhe nga brenda!

Sot, pakicat etnike jo serbe janë të ndarë, ne shohim sesi romët, ashkalinjtë e egjiptasit janë të ndarë, sesi boshnjakët janë të ndarë. Polarizimi politik dhe përçarja përmbrenda komuniteteve joserbe deri në përceptim të jolegjitimitetit, janë ankesa të përditshme që i hasim tek pjesëtarët e këtyre komuniteve joserbe çdo ditë.

Ky pushtet nuk ka prodhuar drejtësi, por vetëm individë të superprivilegjuar, që flasin në emër të pakicave, ndërkohë që punojnë vetëm për tiraninë e shumicës dhe kundër interesave të vet komuniteteve.

Paradoksalisht, i njëjti pushtet, ndryshe nga rasti i komuniteteve joserbe, kanë forcuar unitetin e serbëve të Kosovës rreth Listës Srpska!

Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, barazi reale dhe përfaqësim të ndershëm. Nuk ka Kosova nevojë për lojëra politike që e kthejnë përfaqësimin e pakicave në dekor, ndërsa privilegjin e përfaqësimit në monopolin e disa individëve të shërbyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka pranuar…