
Pushteti i sulet kryeprokurorit Blerim Isufaj, nervozohen pse po ua heton kontratat për dy urat mbi Ibër
jë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.
“Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.Hetimi për kontratën për ndërtimin e urave në Mitrovicë, nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, shkroi Sistemi Prokurorial.
Blerim Isufaj, tha Fitore Pacolli, “po tenton të ndjalojë ndërtimin e urave”.
“Me urdhër të Blerim Isufajt ka nisur hetimi për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë. Urat që lidhin jugun me veriun po ju pengojnë. Nuk arritën ta ndalojnë shtrirjen e rendit në veri, dhe tani po tentojnë të ndalojnë ndërtimin e urave. Qe pse duhet me vazhdu Qeveria Kurti 3”, tha ajo.
Dimal Basha…
“Sipas raportimeve, me urdhër të Blerim Isufajt ka nisur hetimi për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë. Pra po thuhet se njeriu që i ka tërhjek Radojçiçit fletëarrestin, po e trajton ndërtimin e urave si çështje penale! Si përfaqësues i popullit, e konsideroj të rrezikshme dhe thellësisht të turpshme që prioritet i sistemit të drejtësisë po bëhen urat e Kosovës, e jo kriminelët e Serbisë!”, shkroi ai.