
Putini e mirëpret planin e Kinës për ta zgjidhur ‘krizën akute’ në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mirëpritur planin e Kinës për të zgjidhur “krizën akute” në Ukrainë, në fillim të bisedimeve me Xi Jinping në Kremlin.
Putini i ka thënë homologut të tij kinez se ai kishte parë propozimet e Kinës për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës dhe se ai i shikonte ato me respekt.
Duke folur në bisedimet jozyrtare në fillim të vizitës shtetërore të Xi, Putini ka thënë gjithashtu se Rusia ishte “pak ziliqare” ndaj zhvillimit të shpejtë të Kinës në dekadat e fundit.
“Gjatë viteve të fundit, Kina ka bërë një përparim në zhvillimin e saj. Në të gjithë botën ajo shkakton interesa dhe ne jemi xhelozë”, ka thënë ai, shkruan “Skynews”.
Udhëheqësi kinez është përgjigjur duke thënë se është “i bindur” se Putini do të gëzojë mbështetjen e popullit rus përpara zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm.