
Puyoli, Dembeles: Ta mësojë shpejt që është te Barça
Nëse ekziston një lojtar që e di shumë mirë sesi duhet të sillesh për t’u bërë kampion i madh te Barcelona dhe të jesh gjithmonë i përulur, ai është Carles Puyol.
Ish-kapiteni legjendar i katalanasve i jep një “shuplakë” sulmuesit francez, Osman Dembele, dhe thotë se duhet të mësohet me faktin që është në një ekip të madh si Barcelona.
“Unë e di shumë mirë si është situata, sepse nuk jam pjesë e Barcelonës. Por, nga ajo që përcillet, kuptoj që Dembele duhet të jetë më i përqendruar për të bërë histori te Barcelona. Ai është një lojtar i ri dhe shumë i talentuar, por duhet ta kuptojë sa më shpejt që ndodhet në një skuadër të madhe dhe të tilla sjellje janë të patolerueshme. Pjesa tjetër e skuadrës duhet ta mbështesë dhe t’i qëndrojë pranë që ai të japë më të mirën. Pike tha mirë se ai duhet të mendojë 24 orë në lidhje me futbollin dhe jo vetëm në stërvitje apo në ndeshje”, ka thënë Puyol.