
Qalaj: Shumica parlamentare krijohet me marrëveshje
22 gusht 2025
| 11:08
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e ka bërë të qartë se pozicioni i partisë së tij mbetet i njëjtë dhe se nuk do të votojnë për asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit, i cili ka qenë pjesë e qeverisë aktuale të Kosovës.
Ai gjithashtu ka përjashtuar mundësinë që PDK-ja të hyjë në një koalicion me Vetëvendosjen.
“Ne jemi në pritje të një iniciative të qartë që të krijohet shumica parlamentare dhe shumica parlamentare krijohet me marrëveshje. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk e votojmë asnjë që ka qenë pjesë e qeverisjes së Kosovës, ndërsa për të tjerat do të shihet”, ka thënë Qalaj.