
Qasja e Grenellit, për mua e papranueshme
Zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është përplasur në “Debat Plus” me analistin Imer Mushkolaj për debatet Grenell-Kurti. “Ne kemi pasur të drejtë kur kemi kundërshtuar demarkacionin. Ne kemi pasur të drejtë dhe kjo nuk na ka bërë antiamerikan. Për mua është e papranueshme qasja e Grenellit”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.
“Kjo deklaratë e ka dhënë efektin e vet pasi sot askush nuk po flet për marrëveshjen, por për deklaratën e Grenellit”, ka shtuar Haxhiu.
Por, asaj i ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se nuk mund të bëhet ndarja mes Grenellit dhe Trumpit. “Grenelli është vija amerikane dhe pushteti amerikan që është në fuqi. Kënd e përfaqëson Grenelli?! Kjo është tendencë e gabuar e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Mushkolaj.
“Çfarë bën bre Imer nëse i dërguari i Trumpit të thotë se duhet falur tokë të Kosovës Serbisë? Unë nuk i jap territor Serbisë. Ne pavarësisht se jemi vend i vogël duhet të kemi dinjitet”, ka replikuar Haxhiu.