
Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë, bëhet thirrje për masa urgjente
24 gusht 2025
| 16:31
Një vajzë e vogël është sulmuar këtë të diel nga qentë endacakë në Mitrovicë.
Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj.
Përmes këtij njoftimi, Dadi-Kastrati i bëri thirrje komunës së Mitrovicës që të ndërmarrë masa urgjente lidhur me këto sulme.