Qeriqi: Nëse dikush shpif kundër UÇK-së duhet të ndiqet penalisht

10 gusht 2020 | 23:00

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës (UÇK) duhet të kalojë medoemos në Kuvend.

Qeriqi në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për ta si organizatë ka qenë i pranueshëm dhe se lëshimet kanë mundur të përmirësohen në leximet tjera.

“Normalisht se ai person që shpif kundër UÇK-së duhet të ndiqet penalisht, por asnjëherë nëse dikush e flet të vërtetën”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka pasur shumë raste kur dëshmitarët kanë shpifur dhe se ky ligj është shumë i nevojshëm për të mos dëmtuar imazhin e UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së thotë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të miratohet dhe sipas tij pastaj të plotësohet dhe përmirësohet në komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për në është më e rëndësishme që të kalojë si ligj në Kuvend. Në komisione parlamentare ligji nuk ka pasur vërejtje, u habita si dolën vërejtjet në seancën e Kuvendit”, deklaroi Xhevdet Qeriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të grafikës të publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë…