Qerkini reagon pasi Specialja nuk e lejoi ta mbrojë Fazliun: Pretendimet e ZPS-së janë të papranueshme

19 qershor 2025 | 13:08

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë refuzuar sërish kërkesën e Fadil Fazliut për ta shtuar në ekip mbrojtës, Artan Qerkinin.

Specialja është arsyetuar se avokati Qerkini ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes së Prokurorisë së Specializuar në shtëpinë e Bashkim Smakajt më 30 tetor 2023, i cili është po ashtu pjesë e aktakuzës për pengim të drejtësisë.

Qerkini në një përgjigje për Periskopin tha se pretendimet e ZPS-së janë të “papranueshme”.

“Argumentet e ZPS-së se mua nuk duhet të më lejohet të përfaqësoj z. Fadil Fazliu për shkak se mund të shfaqet konflikti potencial i interesit për shkak të pjesëmarrjes time në bastisjen e z. Bashkim Smakaj janë në tërësi te papranueshme. Vet z. Smkaj dhe avokati i tij kanë deklaruar se ata nuk kanë asgjë kundër që unë të përfaqësojë z. Fadil Fazliu”, ka thënë ai.

Avokati Qerkini se palët kanë të drejtë për të zgjedhur ekipin mbrojtës.

“Nuk mundet Prokuroria e Specializuar të kujdeset për z. Smakaj më shumë se ai vet dhe avokati i tij. E drejta për të përzgjedhur mbrojtësin është një prej të drejtave elementare të pandehurit në procedurë penale pa zbatimin e së cilës nuk mund të jetë gjykim i drejtë”, ka thënë Qerkini.

Fadil Fazliu është arrestuar nga hetuesit e EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu Çfarë nënkupton kjo, pra ‘kurtizimi i Kuvendit…