Qeveria Haradinaj ka shuar ‘zjarret’ e qeverisë së kaluar

19 dhjetor 2017 | 09:03

Njohësi i rrethanave politik në vend, Behxhet Shala, ka thënë se qeveria Haradinaj nuk ka mundur të bëjë më shumë sesa ka bërë në këto 100 ditë të qeverisjes.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka theksuar se Haradinaj ka trashëguar një qeveri e cila ka lënë probleme.

Sipas tij, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është marrë më shumë me shuarjen e zjarreve të qeverisë së kaluar sesa me zgjidhjen e një problemi real.

Shala ka thënë se kjo qeveri do ta ketë një problem, sepse varet nga 61 vota.

Duke u bazuar në këtë, ai ka thënë se vazhdimisht kjo qeveri do të kërcënohet nga deputetë të ndryshëm dhe mund të përballet me mocionin e votëbesimit.

Sipas Shalës, suksesi më i madh i kësaj qeverie ka qenë miratimi i projektligjit për Prishtinën, ndërsa gabim e ka vlerësuar faljen e borxheve të kompanive të ujit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar…