Qeveria ia jep hua 10 milionë euro Telekomit

16 prill 2025 | 11:45

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për huamarrje për Telekomin e Kosovës.

Vlera e kësaj huaje është 10 milionë euro.

“Paraqes kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro nga Telekomi i Kosovës, e cila kërkon miratimin në parim në qeveri. Me bordin e duhur dhe me përkushtim e qeverisë për ta mbështetur ndërmarrjen, ajo ka filluar që të këndellet. Vështirësitë nuk janë tejkaluar të gjitha, që nga e kaluara e errët që shkaktojnë here pas here si në rastin konkret që ndërmarrja ka llogari të bllokuara nga një rast i mëhershëm”, ka thënë ministri Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës…