Qeveria ndan gjysmë milion euro për popullin palestinez, Kurti: Dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje të civilëve

01 gusht 2025 | 11:45

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për palestinezët në Gaza për shkak të krizës humanitare atje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se i dënon sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve atje, ndërsa ka theksuar se fëmijët janë ata që përballen me pasojat më të rënda.

“Më lejoni që të shprehim shqetësimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët po përballen  me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën. Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se mbështesin çdo përpjekje të partnerëve për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, që do të mundësonte “dërgimin e rregullt dhe të mjaftueshëm të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po…