Qeveria në detyrë emëron Labinot Zeqirin kryeinspektor të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSh

29 maj 2025 | 10:32

Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë (MSh).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se konkursi për këtë pozitë është bërë në përputhje me procedurat ligjore.

“MSh-ja ka shpall konkurs publik me datë  shkurt për pozitën kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSh dhe ka zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit. Konkursi për këtë pozitë është zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore duke garantuar parimet e barazisë, transparencës dhe meritës. Procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë të drejtë dhe të hapur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e tyre”, ka Vitia në mbledhjen e qeverisë.

Pozita në të cilën është emëruar Zeqiri ka për qëllim që të fuqizojë mbikëqyrjen dhe të sigurojë zbatimin e legjislacionit në sektorin e shëndetësisë në çdo institucion shëndetësor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka vazhduar kritikat…