Qeveria në detyrë miraton tri vendime në mbledhjen elektronike

07 nëntor 2025 | 12:24

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur të enjten, më 6 nëntor, një mbledhje elektronike gjatë së cilës kryeministri dhe ministrat në detyrë kanë marrë tri vendime.

Qeveria ka miratuar propozimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Po ashtu ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

Gjithashtu ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaban Hoti nga Gjakova shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…