Qeveria prezanton mbështetjen për prodhuesit vendor

28 tetor 2021 | 12:48

Daljen nga pandemia qeveria e sheh si një mundësi të re për të riorientuar ekonominë drejt prodhimit e eksportit, drejt rritjes së punësimit të dinjitetshëm, si dhe drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Andaj me qëllim të forcimit të pozitës se prodhuesit vendor në treg, në linjë me programin qeverisës, kryeministri Kurti Albin dhe ministri Hekuran Murati kanë prezantuar të enjten operacionalizimin e masës 2.1 – Mbështetja për kredi investive dhe masës 2.4 – Rritja e eksportit.

Operaionalizimi e zbatimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila ju bën ballë lëkundjeve të tregut të jashtëm.

Kryeministri Kurti ka thënë se periudha pandemike përveç vështirësive që ka sjellë, gjithashtu ka qenë një kohë reflektimi e mësimi, që na ka bërë që edhe më shumë të kuptojmë potencialin e rëndësinë e prodhuesit vendor.

Në anën tjetër, ministri Murati ka shpalosur detajet lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masat 2.1 dhe 2.4, të cilat synojnë nxitjen e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë së prodhimit vendor, ngritjen dhe standardizimin e cilësisë, si dhe aftësimin e punëtorëve dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Sipas masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive parashihet subvencionimi i kredive investive për bizneset prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 20 për qind të kredisë; subvencionimi i kredive investive për bizneset në pronësi të grave në vlerë prej 20 për qind të kredisë, si dhe subvencionimi i kredive për bizneset që kanë nevojë për likuiditet në vlerë prej 10 për qind të kredisë.

Në anën tjetër, masa 2.4 – Mbështetja e eksportit parasheh mbështetjen financiare për bizneset prodhuese dhe përpunuese në subvencionimin deri në 10,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit menaxherial për certifikim profesional; subvencionimin deri në 20,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit të angazhuar në prodhim; subvencionimin deri në 50,000 euro për aktivitet lidhur me brendimin dhe marketingun e produkteve; si dhe subvencionim deri në 50,000 euro për pjesëmarrjen në panaire jashtë vendit, si mundësi e gjetjes së tregjeve të reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitares së parë të Zyrës…