Qeveria reagon për foton e Kurtit me Mefail Shkodrën- tregon se në cilin vit u realizua

12 gusht 2025 | 20:05

Vazhdon të jetë në arrati i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodrai, ndaj të cilit policia bëri të ditur se ekzistojnë rreth 30 vepra penale. Kryesisht për fajde.

Në media janë publikuara fotografi të shumta të tij me politikanë kosovarë, përfshirë edhe me Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Për këto fotografi ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. Por atij ia ka kthyer zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, duke i thënë se “atë ngjarje nuk e kishte organizuar Qeveria, por Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

“Z. Abelard Tahiri sot gënjeu publikisht dhe atë me vetëdije. Ai sot, në një konferencë për media, ndonëse deputet, me vetëdije të plotë iu bashkua fushatës së rrjeteve sociale përmes së cilës synohet njollosja e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe lidhja e saj me dorasin Mefail Shkodra përmes një fotografie. Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Edhe pse e di që ajo ngjarje është, në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet kredibiliteti për të thënë çkado tjetër”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, raportohet të jetë nisur nga…