
Qeveria shtyn nisjen e regjistrimit të popullsisë deri më 1 nëntor
23 gusht 2023
| 12:06
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtyrje të afatit të regjistrimit të popullsisë, proces ky që ishte paraparë të nis më 1 shtator.
Regjistrimi do të fillojë nga 1 nëntori i këtij viti.
Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimi është marrë me qëllim të përgatitjes së më mirë të këtij procesi.