“Qielli i thyer”, Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit

25 qershor 2025 | 16:40

22 të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e koduar “Qielli i Thyer”, kanë mbetur në paraburgim.

Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Në njoftim thuhet se Departamenti Special ua ka refuzuar ankesat si të pabazuara ankesat e avokatëve të të pandehurve:

R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, dhe atë nga data 03.06.2025 deri më 03.07.2025, konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografi…