Qindra turistë evakuohen në Greqi si pasojë e zjarreve

26 gusht 2019 | 16:05

Qindra njerëz u evakuuan nga hotelet dhe plazhet në Greqi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend qysh në fundjavë.

Mbi 700 zjarrfikës po luftojnë me to, ndërsa situata më e keqe paraqitet në ishullin Samos.

Autoritetet atje kanë zhvendosur rreth 1 000 turistë nga dhjetëra hotele.

Fotografitë e postuara në mediet sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ishull dhe njerëz që transferohen me anije.

Zjarret janë të shpeshta në Greqi, ku temperaturat shënojnë rritje të madhe gjatë muajve të thatë të verës.

Kreu i mbrojtjes civile ka paralajmëruar për “rrezik të lartë” të shpërthimit të zjarreve në disa zona, përfshirë rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike, kryesisht shpenzojnë shuma më të mëdha të parave…