
QKMF e Komoranit e konstaton vdekjen e 48-vjeçarit, policia hap rast
22 qershor 2025
| 20:53
Vdekjen e një personi 48-vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKM-në e Komoranit. Ndërsa në polici rasti është hapur “hetim mbi vdekje”.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës tha për Express se rasti ka ndodhë në fshatin Shalë.
Ky rast po hetohet në koordinim me prokurorinë.
Konfirmimi i saj i plotë:
Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.