Qorrolli për performancën e sotme: Përdorimi i popullit është populizëm

28 maj 2020 | 17:24

Qytetarët e kanë filluar “provën e dytë për protestë”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Juristi Vigan Qorrolli ka thënë se kjo protestë sot nuk do të  duhej të ndodhte për shkak të situatës në të cilën ndodhemi me pandeminë. “Një prej elementeve kryesore të demokracisë është edhe revolta qytetare e shprehur përmes protestave. Situata në të cilën ndodhemi nuk është e justifikueshme për t’u protestuar. Duhet të gjykohet pse po ndodhë menjëherë pas lehtësimit të masave nga Covid 19”, ka thënë Qorrolli në Klan Kosova dhe ka theksuar se kjo protestë nuk duhet as të adresohet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Çështjet që lidhen me përplasjet e ditëve të fundit, mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me protestën e sotme. Protesta e sotme nuk duhet as të adresohet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Vendimi potencial i saj nuk mund t’u vijë përshtati palëve politike.

Sistemi ynë juridiko-politik, fatkeqësisht, është stërkequr nga politikanët të cilët me akuzat e ditëve të fundit, po tregojnë se janë të papjekur demokratikisht. Përdorimi i popullit është populizëm. Qytetarët kanë të drejtë për të protestuar, por jo për t’u viktimizuar”, është shprehur Qorrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe një prej hartuesve të Kushtetutës së Kosovës,…