Qytetarët nga Peja dorëzojnë një shumë parash të gjetura në një lokal
15 janar 2026
| 13:06
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 10 janar 2026 një qytetar kishte raportuar në Stacionin Policor Pejë se i kishte humbur 10,050 euro në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.
Më 13 janar 2026, dy qytetarë nga Peja janë paraqitur në Stacionin Policor, dhe kanë dorëzuar shumën e plotë prej 10,050 eurosh, të cilën e kishin gjetur në lokalin e përmendur. Pas pranimit të parave, Policia ka kontaktuar personin që kishte raportuar humbjen. Ai është ftuar në Stacionin Policor Pejë, ku pas procedurave dhe hetimeve të nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, paratë i janë kthyer pronarit legjitim, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.\Bleona Potoku\
Njoftimi i plotë:



