Ra nga ndërtesa duke ikur nga policia, vdes i dyshuari për vrasjen në Kolovicë

14 korrik 2025 | 17:10

Bilall Kqiku, i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi më 26 mars 2024 në lagjen Kolovicë të Prishtinës, pas plagëve të marra si pasojë e rënies nga ndërta në tentativë për t’i ikur policisë, raporton “Klan Kosova”.

Pas rënies, Kqiku u dërgua fillimisht në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas u transferua në Mjekimin Intensiv, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Policia kishte lëshuar ndaj tij urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet sekuestruan sasi të mëdha të substancave narkotike dhe mjete të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL | Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj,…