Raçi i Prishtinës te Hajduku i Splitit

27 korrik 2025 | 10:59

Skuadra kroate HNK Hajduk Split dhe ajo e FC Prishtinës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit Ron Raçi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin nga Spliti deri në verën e vitit 2029.

22-vjeçari, do t’i bashkohet menjëherë stërvitjeve të skuadrës së parë, ndërsa te Hajduku do të mbajë fanellën me numrin 14.

Ai në edicionin e kaluar, ishte një nga lojtarët kryesorë të klubit.

Raçi, në karrierën e tij si futbollist profesionist ka regjistruar mbi 40 paraqitje zyrtare, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vapa e madhe që ka mbretëruar këtyre ditëve në Kosovë,…