Rafuna: Pako fiskale 2.0 stimulon prodhuesit vendorë

15 dhjetor 2017 | 14:07

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK)) ka organizuar të premten një tryezë diskutimi lidhur me zbatimin e masave të dala nga pakoja fiskale 2.0.

Në këtë tryezë është konstatuar se ndryshimet e paralajmëruara në pakon fiskale 2.0 pritet të hyjnë në fuqi nga janari 2018. Sipas pjesëmarrësve të kësaj tryeze, pakoja fiskale 2.0 do të stimulojnë dhe rrisë konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në vend.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, ka njoftuar bizneset se nga 1 janar 2018 do të hyjnë në fuqi masat për lirimin doganor të lëndëve të para, gjysmë produkteve, pajisjeve dhe linjave të prodhimit si dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. “Për të favorizuar bizneset prodhuese do të mundësohet lirimi doganor dhe heqja e akcizës edhe për importet përmes kontraktorëve në mënyrë që të lehtësohet kostoja për prodhuesit të cilët nuk kanë mundësinë që ta importojnë atë vetë”, ka deklaruar Rafuna.

Rafuna ka folur edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2018. Ai ka theksuar se Ministria e Financave e sheh si të drejtë shqetësimin e kompanive të sigurimit për sa i përket tatimit në fitim prej 5 për qind mbi qarkullimin e përgjithshëm që përbënë trajtim jo të barabartë krahasuar me bizneset e tjera.

Ndërsa Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka deklaruar se bizneset kanë mirëpritur vendimin për ndryshimet në ambient fiskal, mirëpo sipas tij ende ka huti mbi atë se çka përmban kjo pako dhe procedurat që bizneset duhet të ndjekin për të përfituar nga ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i renovimit të stadiumit të Prishtinës po vazhdon. Përkundër…