Ragip Xhaka dhe i biri Taulanti në mbështetje të Granitit në ndeshjen Sunderland – Manchester City
01 janar 2026
| 21:04
Ragip Xhaka, së bashku me djalin e tij Taulant Xhaka, kanë udhëtuar nga Zvicra drejt Anglisë për të pritur Vitin e Ri 2026 me familje së bashku me Granitin.
Me këtë rast, ata kanë qenë të pranishëm edhe në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e Premier League ndërmjet Sunderlandit dhe Manchester Cityt, e cila zhvillohet sonte.
Ragip dhe Taulant Xhaka kanë shkuar për të mbështetur kapitenin e Sunderlandit, Granit Xhakën, duke i dhënë përkrahje familjare në këtë përballje të rëndësishme të kampionatit anglez./s.z/.




