Ragip Xhaka i jep mbështetje kandidatit të PDK-së për asamble të Prizrenit, Behxhet Gashi

08 shtator 2025 | 11:30

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka i ka dhënë mbështetje kandidaturës së veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Behxhet Gashit, i cili në këto zgjedhje do të garoj për asamblenë komunale të Prizrenit. Gashi do të garoj në listën zgjedhore të PDK-së, me numër 40.

Njoftimi i plotë i Xhakës:

Behxhet Gashi është një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe një përkrahës i palëkundur i PDK-së. Ai është profesor, magjistër i shkencave dhe aktualisht në proces të doktoraturës.

Me prejardhje nga Komuna e Prizrenit dhe me një përvojë të gjatë në angazhimin politik në mërgatë, z. Gashi aktualisht mban edhe postin e anëtarit të Kryesisë së Degës së PDK-së në Zvicër.

Kandidatura e tij për Asamblenë Komunale të Prizrenit, nën udhëheqjen e tanishme dhe të ardhshme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, paraqet një vlerë të shtuar për partinë – si përfaqësim i denjë i mërgatës, ashtu edhe si kuadër i kualifikuar profesionalisht e atdhetarisht.

Voto Shaqir Totaj për Kryetar – Nr. 191

Voto Behxhet Gashi për Asamble – Nr. 40

Me respekt,

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 56-të…