
Ragip Xhaka përkujton Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën: Na lanë amanet dashurinë për atdheun
10 gusht 2025
| 15:28
Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, veprimtari Ragip Xhaka, ka përkujtuar Bedri Shalën, Bekim Berishën, Elton Zherkën dhe Permet Vulën, në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Xhaka ka thënë se “ata ranë për lirinë e Kosovës, duke na lënë amanet dashurinë për atdhe dhe qëndresën deri në frymën e fundit”.
“Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike, nderojmë kujtimin e Bedri Shalës, Bekim Berishës (Ab), Elton Zherkës dhe Permet Vulës. Ata ranë për lirinë e Kosovës, duke na lënë amanet dashurinë për atdhe dhe qëndresën deri në frymën e fundit. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.