Rakitiqi në verë largohet nga Barça, PSG-ja e mirëpret

13 dhjetor 2018 | 12:36

Ivan Rakitiq pritet të largohet nga Spanja. Ky është lajmi që është nxjerrë nga “Catalunya Radio”, duke veçuar se kroati e ka zgjedhur edhe destinacionin e tij të radhës.

Siç bëhet me dije, mesfushori e ka shitur shtëpinë e tij në Barcelonë, njëkohësisht e ka dërguar vajzën e tij në një shkollë në Francë, ku e ka akomoduar përkohësisht në një konvikt, derisa edhe pjesa tjetër e familjes të bashkohet me të.

PSG-ja e ka gati ofertën për 30-vjeçarin dhe është gati të ofrojë një shifër prej 90 milionë eurosh, për ta vënë lojtarin e Barcelonës nën urdhrat e Tomas Tuchelit. Kampionët e Francës e shohin të arsyeshme që ta përforcojnë skuadrën me një lojtar me përvojë dhe Rakitiqi shihet si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Paktit Atlantik i rinisë së Kosovës së bashku…