
Rama arsyeton mungesën e Kurtit në samitin në Tiranë: Do të ketë një takim diku në Britani
29 shkurt 2024
| 10:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin e sotëm në Tiranë po diskutohet mbi Planin e Rritjes dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën hyrëse të samitit ka bërë me dije se Kurti “për arsye objektive” nuk do të jetë i pranishëm, pasi do të ketë një takim në Britaninë e Madhe.
“Më lini t’ju them që për arsye objektive, kryeministri i Kosovës nuk mundi të merrte pjesë për shkak të një takimi dypalësh diku në Britaninë e Madhe”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, më herët edhe qeveria ka konfirmuar se Kurti do të marrë pjesë në samit vetëm virtualisht përmes një videoadresimi.