
Rama batutë me ambasadorin e ShBA-së në Serbi: Kujdes se na kupton edhe kur flasim gjuhën tonë
Në samitin e radhës të “Ballkanit të hapur” që mbahet në Beograd ku do firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë munguar as batutat.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin me një falënderim, por dhe me një batutë me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christofer Hill i cili ishte ulur krah ministrit të jashtëm të Turqisë dhe ministrit të Jashtëm të Hungarisë.
“Jam I lumtur ta shoh përballë ambasadorin Chris Hill i cili si të gjithë amerikanët e suksesshëm që vijnë në këtë rajon di edhe gjuhën e tij, por dhe gjuhën tonë. Prandaj kur flisni në praninë e tyre bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm në anglisht, por dhe kur flasim në gjuhën tonë”, ka thënë Rama.