Rama: Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

09 shtator 2025 | 15:56

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishës ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e ka shumicën në një…