Rama: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, Kosova rrezikon izolimin nëse nuk pranon kërkesat e BE-së

23 shtator 2025 | 14:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur nga Vjena, ku po merr pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri”, për rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u shprehur se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se në vitet e fundit ka shënuar ecuri pozitive krahasuar me fqinjët në rajon.

Rama është ndalur të bëjë një krahasim të drejtpërdrejtë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke thënë se Shqipëria tashmë i ka parakaluar ato në këtë proces dhe se Kosova e Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje.

“Më parë ishte Maqedonia, tani nuk është kurrkund në hartë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kush e di’. Jemi më përpara. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, por edhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë”,  ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Më vjen keq që nuk ka përparim. Serbia duhet të bëjë pjesën e vet, të bëjë detyrat e veta dhe duhet t’i japë BE të gjithë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të ecë përpara. Kjo ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE, është dështim, sepse formati nuk është i duhuri. Kosova thjesht duhet ta bëjë këtë gjë. Në të kundërt do e izolojë veten akoma më shumë dhe do jetë më keq”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Leao nuk është aspak pishman që e zgjodhi Milanin…