
Rama e Mehaj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
25 mars 2022
| 12:40
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, qëllimi i së cilës është ofrimi i mbështetjes nga Ministria e Mbrojtjes, përmes njësive të FSK-së në realizimin e aktiviteteve për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve që mund të cenohen dhe rrezikohen nga prania e asbestit në zonën urbane, sidomos afër shkollave dhe në lagjet e urbanizuara të Prishtinës.