Rama falënderon qytetarët e Prishtinës për pjesëmarrjen në zgjedhje

13 tetor 2025 | 15:16

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje dhe besim të mëtutjeshëm në garën e mundshme të balotazhit të 9 nëntorit.

“Të dashur qytetarë, dua t’iu falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e lira dhe demokratike të djeshme. Pjesëmarrja juaj tregon pjekurinë e shoqërisë sonë në vlerat demokratike. Gjithashtu, dua të uroj të gjithë kandidatët e tjerë që morën pjesë në këtë proces. Tani, ndërsa shohim përpara drejt 9 nëntorit, iu ftoj për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm. Së bashku mund të ndërtojmë mbi arritjet tona, të qëndrojmë të bashkuar dhe të formësojmë një të ardhme edhe më të ndritur për qytetin tonë të zemrës”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës…