Rama ia lë Metës në dorë datën e zgjedhjeve

04 shtator 2020 | 12:26

Me maskë të zezë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takoi presidentin Ilir Meta.

I vetmi me maskë kryeministri Edi Rama ishte në presidencë në takimin e thirrur nga presidenti për datën e zgjedhjeve.

Burimet nga presidenca bejne me dije se Rama i është shprehur presidentit se ishte gati për zgjedhje në çdo datë, përveç 2 majit që janë Pashket ortodokse
Takimi nuk zgjati shumë vetëm disa minuta dhe Rama u largua sërish me makinë pa dhënë asnjë prononcim për median e instaluar tek presidenca sot.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në presidence i shoqëruar nga Taulant Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adil Olluri   Nuk më lejojnë të jem i ndryshëm.…