Rama me humor në Bruksel: Askush të mos guxojë të na pengojë, i kemi në krah Vikingët

16 shtator 2025 | 11:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.

Në një konferencë për shtyp, Rama është shfaqur optimist dhe me nota humori, duke theksuar mbështetjen që Shqipëria po merr nga disa vende anëtare, në veçanti nga Danimarka, të cilën ai e përmendi si një aleate të fortë në rrugën drejt BE-së.

“Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez është mes popujve më mbështetës për integrimin. Të kemi në krahun tonë Vikingët na jep siguri. Duhet ta përhapim këtë në mbarë Evropën që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën sepse mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do ta hapë perden e re sonte…